Zyrtare: Diant Ramaj transferohet te Dortmundi dhe huazohet te Copenhagen
Portieri me prejardhje nga Kosova Diant Ramaj ka kompletuar kalimin te Borussia Dortmund, mirëpo do të shkojë te skuadra daneze Copenhagen për pjesën e mbetur të sezonit.
Ramaj kishte humbur vendin te Ajaxi, ndërsa i bashkohet Dortmundit në një marrëveshje që do të vlejë për katër vite e gjysmë.
Sidoqoftë, këtë sezon do ta kalojë te Copenhagen, aty ku do të luajë si titullar meqenëse një gjë e tillë s’është e mundur te skuadra gjermane.
“Mirë se vjen Ramaj. Borussia Dortmund e ka transferuar 23-vjeçarin Diant Ramaj nga Ajaxi në një marrëveshje për katër vite e gjysmë”.
“Ai menjëherë do të huazohet te lideri i ligës daneze FC Copenhagen deri në fundin e sezonit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Welcome, Ramaj! 🙌
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 3, 2025
Borussia Dortmund have signed 23-year-old goalkeeper Diant Ramaj from Ajax on a four-and-a-half-year deal.
He will immediately go on loan to Danish league leaders FC Copenhagen until the end of the season. pic.twitter.com/RPxTKRIzzp
Kujtojmë, Ramaj vazhdon ta refuzojë përfaqësimin e Kosovës meqenëse e ëndërron fanellën e Gjermanisë në nivelin ndërkombëtar.