Zyrtare: Diant Ramaj i bashkohet Ajaxit - NACIONALE

Zyrtare: Diant Ramaj i bashkohet Ajaxit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj i është bashkuar gjigantit holandez Ajax.

Ramaj që përfaqëson Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Ishte Ajax që me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi transferimin e Ramaj nga Eintracht Frankfurt, një marrëveshje që thuhet se u mbyll për 12 milionë euro.

Ajax, Eintracht Frankfurt dhe Diant Ramaj kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit te Ajaxi. 21-vjeçari gjerman me prejardhje nga Kosova nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2028”.

Kjo padyshim është lëvizja më e madhe që Ramaj ka bërë në karrierë, ku tani i mbetet të luftojë për ta fituar vendin në formacionin bazë.

21-vjeçari ende s’ka dhënë asnjë shenjë që mund ta përfaqësojë Kosovën, derisa ishte pjesë e grupmoshave te reja te Gjermania duke luajtur për U18, U19 dhe U20.

Lajme të ngjashme