Zyrtare: David Silva i ‘varë këpucët’ - NACIONALE

Zyrtare: David Silva i ‘varë këpucët’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori David Silva ka njoftuar zyrtarisht pensionimin nga futbolli aktiv.

Pas një karrierë fantastike, spanjolli ka vendosur të përshëndetet me futbollin aktiv.

Silva befasoi të gjithë tifozët me anë të një video afro njëminutëshe, ku falënderoi të gjithë bashkëlojtarët që i kanë qëndruar pranë.

Sot është dita t’i them lamtumirë asaj që ia dedikova pjesën më të madhe të jetës”.

Sot është dita t’i them lamtumirë kolegëve, që ishin si familje për mua. Do të më mungoni shumë. Faleminderit sepse më bëtë të ndihem si në shtëpi”.

Kohën më të mirë si futbollist, Silva padyshim e kaloi te Manchester City – ku edhe vlerësohet si legjendë e klubit anglez.

Pas plot 436 paraqitjeve, Silva kontriboui me 77 gola dhe 141 asistime te “Qytetarët”, ku fitoi katër herë Premierligën, 5 herë Kupën e Ligës, 3 herë Community Shield dhe 2 herë FA Cupin.

Lajme të ngjashme