Zyrtare: David de Gea largohet nga Man Unitedi
Portieri David de Gea ka konfirmuar largimin nga Manchester Unitedi.
Pavarësisht që ishin në negociata që disa muaj, spanjolli dhe klubi anglez nuk janë pajtuar për kushtet që të rinovojnë kontratën.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, De Gea ka konfirmuar largimin nga “Djajtë e Kuq”.
“Dua ta dërgoj këtë mesazh lamtumirës te tifozët e Manchester Unitedit”.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Ne kemi arritur shumë që kur Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub. Ndjeja një krenari të pabesueshme sa herë që vishja këtë fanellë, të drejtoja ekipin, të përfaqësoja këtë institucion, klubi më i madh në botë ishte një nder që u bënte vetëm disa futbollistëve me fat”.
“Ka qenë një periudhë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur erdha këtu. Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të arrinim atë që bëmë së bashku”.
“Tani, është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të re, për të shtyrë veten përsëri në një mjedis të ri”.
“Manchester United do të jetë gjithmonë në zemrën time, Manchester më ka formësuar dhe nuk do të më lërë kurrë. Ne i kemi parë të gjitha”, shkroi ai.
I just wanted to send this farewell message to all Manchester United supporters.
— David de Gea (@D_DeGea) July 8, 2023
I would like to express my unwavering gratitude and appreciation for the love from the last 12 years. We’ve achieved a lot since my dear Sir Alex Ferguson brought me to this club. I took incredible… pic.twitter.com/6R7ezOEf1E
Man United pritet ta zëvendësojë David de Gean me ‘gardianin’ e Interit Andre Onana, derisa spanjolli ka ofertë nga Al Nassr.