Zyrtare: Chukwueze transferohet te Milani nga Villarreal - NACIONALE

Zyrtare: Chukwueze transferohet te Milani nga Villarreal

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milani është një nga skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar. Kuqezinjtë tani kanë zyrtarizuar edhe lojtarin e shtatë në këtë verë, duke transferuar sulmuesin Samuel Chukwueze nga Villarreali.

Nigeriani ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën nga Milano, ku do të qëndrojë deri në vitin 2028.

Transferimi i tij u bë i mundur me 19-herë kampionin e Italisë që pagoi 20 milionë euro dhe tetë të tjera bonuse te Villarreal.

24-vjeçari te Milani do ta mbajë numrin 21 në fanellë siç është kumtuar në faqen zyrtare të gjigantit italian.

DEKLARATA ZYRTARE: SAMUEL CHUKWUEZE

“Sulmuesi nigerian ka nënshkruar deri në vitin 2028

AC Milan është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Samuel Chimerenka Chukwueze nga Villarreal CF. Sulmuesi nigerian ka nënshkruar për kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028.

I lindur në Umuahia (Nigeri) më 22 maj 1999, Samuel erdhi nga Sektori Rinor i Akademisë së Futbollit Diamond përpara se të transferohej te Villarreal në 2017. Me ekipin B të klubit spanjoll, ai luajti 20 ndeshje dhe shënoi katër gola përpara se të bënte debutimin e tij me ekipin e parë në shtator të vitit 2018, duke luajtur 207 herë, duke shënuar 37 gola dhe duke fituar Ligën e Evropës me ‘Nëndetësen e verdhë’. Ai ka luajtur 28 herë për Nigerinë dhe ka shënuar katër gola.

Samuel Chukwueze ka zgjedhur fanellën me numrin 21.”

Lajme të ngjashme