Zyrtare: Chelsea e transferon Dewsbury-Hall nga Leicester City - NACIONALE

Zyrtare: Chelsea e transferon Dewsbury-Hall nga Leicester City

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Kiernan Dewsbury-Hall nga Leicester City, me lojtarin që bashkohet me trajnerin Enzo Maresca, që punuan së bashku në Championship.

Chelsea konfirmoi të martën se Dewsbury-Hall është bërë lojtari i fundit që ka nënshkruar për të kaltrit. Mesfushori lëviz pas një sezoni mbresëlënës me Dhelprat që e panë atë të shpallet Lojtari i sezonit të klubit dhe lojtari i sezonit i zgjedhur nga lojtarët.

Lojtari që ka dalë nga akademia e Leicester, ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën londineze, që e mbanë atë deri në vitin 2030 në Stamford Bridge.

Transferimi i tij u përfundua përpara afatit të fundit të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR) të së dielës në Premierligë, kështu që do të ndihmojë Leicesterin të pajtohet me udhëzimet financiare.

“Është e mahnitshme të jesh ulur këtu si lojtar i Chelseat”, tha Dewsbury-Hall.

“Ky është një klub që njerëzit rriten duke e parë dhe duke shpresuar që një ditë të luajnë, kështu që është një privilegj të jesh këtu”.

Ai do të lidhet sërish me menaxherin Enzo Maresca, i cili iu bashkua Chelseat këtë verë pasi fitoi titullin kampion me Leicesterin sezonin e kaluar në Championship.

Dewsbury-Hall shënoi 12 gola dhe siguroi 12 asistime të tjera në 44 ndeshjet e ligës në sezonin e kaluar.

Ai është nënshkrimi i katërt i verës i Chelseat pas transferimit të lirë të mbrojtësit Tosin Adarabioyo nga Fulham, transferimit të mesfushorit Omari Kellyman me 18 milionë funte nga Aston Villa dhe ardhjes së sulmuesit adoleshent Marc Guiu me 5 milionë funte nga Barcelona.

Lajme të ngjashme