Zyrtare: Caktohen datat për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës - NACIONALE

Zyrtare: Caktohen datat për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë zyrtarisht janë caktuar datat gjysmëfinale për Superkupën e Spanjës.

Real Madrid, Barcelona, Valencia dhe Real Betis janë katër skuadrat që këtë edicion do të "luftojnë" për trofeun e Superkupës të Spanjës.

Real Madrid më 11 janar në Arabinë Saudite do ta zhvillojë gjysmëfinalen e parë kundër Valencias, derisa një ditë më vonë Real Betisi do të përballet me Barcelonën.

Në rast që dy favoritët triumfojnë atëherë do të kemi gjasa të shohim "El Clasicon" e dytë për këtë edicion.

Vitin e kaluar Real Madrid u përballë me Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës, ku "Los Blancos" triumfuan me rezultat 3:2.

Deri me tani, Barcelona ka më së shumti trofe të Superkupës të fituar në histori me 13 sosh, një më shumë se rivali Real Madrid, i cili është kampion në fuqi.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao numëron tre sosh, të fundit e fitoi në edicionin 2020/21.

Përballja mes Realit dhe Valencias do të nis me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme