Zyrtare: Busquets i bashkohet Messit në Inter Miami - NACIONALE

Zyrtare: Busquets i bashkohet Messit në Inter Miami

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter Miami ka njoftuar se ka nënshkruar me kapitenin e Barcelonës, Sergio Busquets, duke e ribashkuar atë me ish-bashkëlojtarin Lionel Messi.

Busquets, 34 vjeç, njoftoi në maj se po largohej nga kampionia e Laligës pas plot 18 vjetëve të kaluara në klub.

Mesfushori spanjoll do t’i bashkohet sulmuesit argjentinas Messi, 36 vjeç, i cili po ashtu kaloi në Inter Miami këtë muaj pasi u largua nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë.

Busquets dhe Messi i kaluan 13 vjet së bashku në Barçë, nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Raportohej se sikurse Messi, edhe Busquets kishte marrë oferta nga Arabia Saudite, por ai zgjodhi Miamin që është në pronësi të David Beckham.

Ish-kapiteni i Spanjës Busquets i zhvilloi 722 ndeshje për Barcelonën në përgjithësi – i treti më me së shumti paraqitje në historinë e klubit.

Gjatë 15 vjetëve në klub, ai i shënoi 18 gola dhe i dha 40 asiste.

Busquets iu bashkua klubit në vitin 2005 si lojtar ekipeve të rinjve, duke përparuar në Barçën B para se të debutonte për ekipin e parë nën udhëheqjen e Pep Guardiolës më 2008 në një ndeshje kundër Racing Santander.

Në njoftimin e saj për largimin e tij nga Camp Nou, Barcelona e përshkroi atë si njërin prej lojtarëve më të mirë që e ka përfaqësuar klubin deri më sot.

Ai u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës në dhjetor, me të cilën e kishte fituar Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2012.

Lajme të ngjashme