Zyrtare: Bruno Fernandes kapiteni i ri i Manchester Unitedit
Mesfushori Bruno Fernandes është kapiteni i ri i Manchester Unitedit.
“Djajtë e Kuq” ditë më parë ia morën shiritin Harry Maguires, me trajnerin Erik ten Hag që e ka zgjedhur portugezin si pasuesi adekuat.
Përmes një komunikate zyrtare, Man United informoi të gjithë tifozët se shiritin e kapitenit do ta mbajë mesfushori sulmues.
“Bruno Fernandes është emëruar kapiteni ri i i Manchester Unitedit. Portugezi e ka mbajtur shiritin për Unitedin në disa paraqitje dhe Erik ten Hag ka konfirmuar se tani do ta drejtojë skuadrën”.
“Fernandes shënoi 64 gola dhe kontribuoi me 54 asistime në vetëm 185 ndeshje që kur iu bashkua klubit në vitin 2020”, shkroi Unitedi në komunikatë.
Introducing our new club captain: @B_Fernandes8 💪©️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 20, 2023
Kujtojmë, Harry Maguire shkroi se ka mbetur tejet i zhgënjyer që Ten Hag vendosi t’ia largojë shiritin por e pranoi se do ta mbështes kapitenin e ri.
Ndërkohë, Man Unitedi ka udhëtuar për në Amerikë ku do të zhvillojë disa miqësore, si ndaj Arsenalit, Wrexham, Real Madridit, Dortmundit, Lens dhe Athletic Bilbaos.
Kurse edicionin e Premierligës e nisin më 14 gusht si nikoqir i Wolvesit.