Zyrtare: Borussia Dortmund konfirmon shitjen e Jude Bellingham te Real Madrid - NACIONALE

Zyrtare: Borussia Dortmund konfirmon shitjen e Jude Bellingham te Real Madrid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Borussia Dortmund ka konfirmuar shitjen e mesfushorit Jude Bellingham te Real Madrid.

Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët në një marrëveshje në vlerë 103 milionë euro plus bonuset. Vlera e bonuseve thuhet se mund të shkojë maksimumi 36 milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar mes dy klubeve dhe kuptohet nga futbollisti, ku kanë mbetur të kryhen vetëm edhe testet mjekësore.

Bellingham nënshkroi kontratë me Realin deri në vitin 2029, ku do të fitojë 10-12 milionë euro për sezon në fanellën e “Los Blancos”.

Lojtari Jude Bellingham është afër transferimit nga Borussia Dortmund te Real Madrid. Dy palët kanë arritur marrëveshje mes vete”.

Real Madrid do të paguajë Dortmundin një vlerë prej 103 milionë euro. Përpos kësaj edhe disa vlera bonuse që shkojnë deri në 30 për qind të vlerës që është arritur. Këto vlera janë të varura nga arritjet e aspektit sportiv të Real Madridit dhe paraqitjeve të futbollistit në fanellën e Realit për gjashtë sezonet e radhës”, shkroi Dortmund në letrën e publikuar.

Bellingham pritet të jetë vetëm transferimi i parë i Real Madridit që po punon për një afat kalimtar të ‘nxehtë’. Pas tij, madrilenët e kanë bërë prioritet nënshkrimin me sulmuesin e Tottenhamit Harry Kane.

Përndryshe në listën e Realit ndodhen edhe dy mbrojtësit e Bayer Munichut, Benjamin Pavard dhe Alphonso Davies.

Lajme të ngjashme