Zyrtare: Ben White rinovon me Arsenalin - NACIONALE

Zyrtare: Ben White rinovon me Arsenalin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Arsenalit Ben White ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin londinez.

White ka qenë titullar te “Topçinjtë” që kur iu bashkua në vitin 2021 dhe është plotësisht i bindur me projektin për zhvillimin e klubit.

“Ben White ka nënshkruar kontratë të re me klubin, duke e përkushtuar të ardhmen me ne”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, trajneri Mikel Arteta ka mbetur i lumtur që 26-vjeçari ka rinovuar kontratën.

“Është lajm i shkëlqyer që Ben ka përkushtuar të ardhmen me klubin. Ben është lojtar kyç për ne, top profesionist me mentalitet fitues dhe një ndër shembujt për t’u ndjekur çdo ditë”.

‘Aftësia, puna dhe pozitiviteti janë shumë të rëndësishëm, por ka edhe karakter të mirë. Po shikojmë përpara që të vazhdojmë punën me Ben në vitet në vijim”.

Anglezi që nga viti 2021 kur iu bashkua Arsenalit nga Brightoni ka bërë 122 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme