Zyrtare: Bastien Toma nënshkruan me St.Gallen - NACIONALE

Zyrtare: Bastien Toma nënshkruan me St.Gallen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Bastien Toma ka nënshkruar zyrtarisht me St.Gallen.

Klubi zviceran e ka transferuar futbollistin me prejardhje nga Kosova pak para se të mbyllej afati kalimtar veror.

Toma që e njeh mjaftë mirë Gallen meqenëse edhe ishte pjesë e klubit në gjashtë muaj huazim ka nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme.

“Para se të mbyllej afati veror, FC St.Gallen 1879 ka bërë edhe një lëvizje dhe e transferoi Bastien Toman”.

“24-vjeçari që kaloi pjesën e dytë të sezonit 2021/22 në formë huazimi te Gallen, vjen nga KRC Genk si agjent i lirë dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2025”.

Ndërsa, drejtori sportiv Alain Sutter thotë se Toma veçse e ka dëshmuar kualitetin.

“Bastien është lojtar që tashmë është dëshmuar me kualitetet e tij tek ne. Ai do të na sjellë një element të duhur në mesfushë”.

Ndërkohë, Toma është dëshira savjeçare e FFK-së por lojtari gjithmonë ka refuzuar të veshë fanellën dardane meqenëse vazhdon ta ëndërrojë një ftesë të Zvicrës.

Lajme të ngjashme