Zyrtare: Ballkani gjen zëvendësuesin e Rrahmanit, transferon algjerianin Walid Hamidi - NACIONALE

Zyrtare: Ballkani gjen zëvendësuesin e Rrahmanit, transferon algjerianin Walid Hamidi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani ka kompletuar transferimin e sulmuesit Walid Hamidi nga skuadra e Shkupit.

Pas largimit të Albion Rrahmanit, “Xhebrailat” kanë vendosur që ta zëvendësojnë me algjerianin.

Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani i uroi mirëseardhje Hamidit dhe i uroi suksese.

“Të dashur tifozë,

Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Fc Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Walid Hamidi.

Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta”, shkroi klubi.

Edicionin e kaluar në fanellën e Shkupit, Hamidi zhvilloi 33 paraqitje duke realizuar pesë gola dhe kontribuar me dy asistime.

Lajme të ngjashme