Zyrtare: Albion Rrahmani nënshkruan me Radid Bukureshtin - NACIONALE

Zyrtare: Albion Rrahmani nënshkruan me Radid Bukureshtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendërsulmuesi Albion Rrahmani ka kompletuar kalimin te Rapidi i Bukureshtit në Rumani.

Në një marrëveshje në vlerën e 600 mijë eurove, Krasniqi u largua nga Ballkani për t’iu bashkuar gjigantit rumun.

Rapid përmes një komunikate zyrtare e konfirmoi transferimin e Krasniqit, që nënshkroi për tre vitet në vijim.

Mirë se vjen Albion. Klubi ka përforcuar sulmin me sulmuesin e Superligës së Kosovës, Albion Rrahmani. Ai nënshkroi kontratë për tre vite”.

Ndërkohë, Rrahmani është tejet i lumtur me këtë transferim duke shtuar se është bindur nga projekti i klubit.

Ndihem shumë mirë. Jam tejet i emocionuar që jam këtu. Shpresoj ta tregoj veten para mbështetësve dhe klubit sa më parë të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të sjell disa paraqitje”.

E zgjodha Rapidin shkaku i projektit që po ndërtohet këtu. Ishte projekt shumë i mirë dhe ndihem se është më së miri për të qenë këtu”.

Kësisoj, Rrahmani thyen rekordin për shitjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit kosovar, duke tejkaluar Ermal Krasniqin dhe Arbnor Mujën.

Lajme të ngjashme