Zyrtare: Ballkani e zëvendëson Stivi Frashërin me Enea Koliçin - NACIONALE

Zyrtare: Ballkani e zëvendëson Stivi Frashërin me Enea Koliçin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani ka prezantuar portierin Enea Koliçi si prurja më e fundit.

Kampioni i Kosovës vazhdon të përforcohet me disa yje për t’u përgatitur për garat evropiane, që do të nisin shumë shpejtë.

Me anë të një komunikate zyrtare, Ballkani njoftoi se skuadrës i është bashkuar Koliçi, që edicionin e kaluar mbrojti ngjyrat e rivalit, Sport Club Gjilani.

“Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe të kampionëve, Enea Koliqi”, shkroi klubi suharekas duke publikuar edhe një video 12 sekondëshe.

Kësisoj, “gardiani” do të jetë zëvendësuesi i Stivi Frashërit që u largua para disa javëve shkaku që nuk iu ofrua rinovimi i kontratës.

Përndryshe, Ballkani do ta ketë një sfidë të vështirë në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Ludogoretsin.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prsihtinë më 11 korrik, kurse tetë ditë më vonë ajo kthyese.

Në rast të eliminimit, “Xhebrailat” do të luftojnë për Ligën e Konferencës nga raundi i dytë kualifikues.

Lajme të ngjashme