Zyrtare: Bad News Eagles nesër përballë FaZe - NACIONALE

Zyrtare: Bad News Eagles nesër përballë FaZe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles nesër do ta zhvillojnë një ndeshje tejet të vështirë ndaj ish skuadrës më të fortë në botë, FaZe.

Pavarësisht që i mposhtën para gjashtë muajve, BNE tani do të përballen me FaZe në kuadër të kualifikuesve për Major, i cili zhvillohet në Paris.

"HLTV" ka konfirmuar zyrtarisht se BNE do të përballen me FaZe në një "Bo3", ku skuadra fituese do të sigurojë biletën për në "Legends Stage".

Të dy skuadrat kanë një bilanc 2:1 (dy fitore, një humbje) deri më tani dhe nevojiten tre fitore për të siguruar kualifikimin tutje.

BNE këto kualifikuese për Major nuk i nisi mirë, duke u mposhtur nga "1Win", por pastaj shënuan dy fitore radhazi, kundër Viperios dhe sot ndaj Apeks.

Në anën tjetër, FaZe fituan dy ndeshjet e para ndaj OG, respektivisht Apkes, mirëpo pak më herët pësuan humbje nga NaVi.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30.

Lajme të ngjashme