Zyrtare: Aubameyang i bashkohet Chelseas - NACIONALE

Zyrtare: Aubameyang i bashkohet Chelseas

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sulmuesi gabonez, Pierre-Emerick Aubameyang, është transferimi i fundit i skuadrës së Chelseas. Të kaltrit e Londrës e konfirmuan afrimin e lojtarit nga Barcelona me anë të një njoftimi në Twitter.

Padyshim që ish-sulmuesi i Arsenalit është emri më i madh i ditës së fundit të afatit kalimtar veror, dhe kalimi i tij kap shifrën afër 12 milionë euro pa bonuse.

Për 33-vjeçarin kjo nuk është eksperienca e parë në Premierligë, pasi që më herët kishte luajtur për një skuadër tjetër londineze, për Arsenalin.

Kështu përfundojnë raportimet e gjata të lidhura me emrin e tij që nga fillimi i afatit kalimtar, dhe krejt kjo bëhet kur tanimë është mbyllur afati kalimtar veror.

Fjalët e para të futbollistit si lojtar i Chelseas, ishin: "Jam vërtet i lumtur. Është një nder të jem pjesë e këtij ekipi dhe mezi pres të filloj. Kam disa punë të papërfunduara në Premierligë, kështu që është mirë të kthehem dhe vërtet emocionuese."

Në anën tjetër skuadra e Chelseas, ka konfirmuar largimin me marrëveshje përfundimtare të skocezit të talentuar, Billy Golmour, i cili ka kaluar në Brighton.

Chelsea me anë të një postimi e ka falënderuar për kohën e qëndrimit dhe i ka uruar fat në vazhdim të karrierës.

Lajme të ngjashme