Zyrtare: Arsenali nënshkruan me Riccardo Calafiorin
Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Riccardo Calafiori nga Bologna.
Italiani ka nënshkruar kontratë afatgjatë me skuadrën londineze, ndërsa i është bashkuar bashkëlojtarëve të rinj në fazën parapërgatitore.
“Italiani Riccardo Calafiori na është bashkuar nga skuadra e Serie A Bologna, në një kontratë afatgjatë”.
“22-vjeçari ishte pjesëtar i skuadrës së Italisë në Euro 2024,, pas një sezoni shumë impresionues në zemrën e mbrojtjes së Bolognas”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Benvenuto, Riccardo Calafiori 🇮🇹
— Arsenal (@Arsenal) July 29, 2024
Meeting new teammates for the very first time ❤️ pic.twitter.com/JbUhqOBCMN
Ndërkohë, trajneri Mikel Arteta beson se me Calafiorin mbrojtja e Arsenalit veçse është përmirësuar.
“E mirëpresim Riccardon dhe familjen e tij te Arsenali. Është transferim i mirë dhe na jep përforcim të madh në mbrojtje”.
“Riccardo ka personalitet dhe karakter, me aftësi të veçanta që do të na bëjnë më të fortë për të fituar trofe. Po shikojmë përpara që të punojmë, ta fusim në skuadër dhe ta mbështesim në vitet e ardhshme”.
Ndërkohë, italiani do ta mbajë numrin 33 në fanellë.