Zyrtare: Arijanet Muric kalon në Burnley
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka kaluar në skuadrën e rënë në Championship, Burnley, në një marrëveshje prej 3,5 milionë eurosh me Manchester Cityn. Tani Muric do të jetë nën urdhrat e Vincent Kompany, një tjetër ish-lojtar i Manchester Cityt.
Kosovari, 23-vjeçar ka qenë i lidhur me shumë skuadra në këtë afat kalimtar, por sipas raportimeve rol kyç në zgjedhjen e tij bëri Kompany.
Muric është shumë i vlerësuar te Manchester City, edhe me faktin se kampioni anglez në marrëveshjen e shitjes ka të drejtën e riblerjes në çmim më të favorshëm.

Arijaneti në të kaluarën ka qenë në huazim në shumë skuadra. Huazimi në Nottingham Forest në vitin 2019 ishte i dëmshëm për të, pasi që filloi ndeshjen në vetëm katër takimet e para, pastaj për pjesën tjetër të kampionatit qëndroi në bankë rezervë, për të qenë një nga vitet më zhgënjyese për të.
Mirëpo, kalimi në huazim te skuadra turke, Adana Demirspor, në sezonin që lamë pas bëri që shkëlqimi te portieri i kombëtares të rikthehej. Ai pati një sezon fantastik në Turqi, duke u paraqitur gati në të gjitha ndeshjet e kampionatit prej kohës kur arriti atje, dhe ishte një nga më të dalluarit në skuadër.
Ai u votua nga tifozët si portieri më i mirë për sezonin 2021/22 në Ligën Turke, krejt kjo pas paraqitjeve mbresëlënëse atje.
Muric u paraqit në vetëm katër ndeshje zyrtare për Manchester Cityn, e një nga ndeshjet ishte edhe ajo kundër Leicester City në Carabao Cup në vitin 2019, ku e fituan me penallti dhe Muric ishte ai që me pritjet e tij siguroi kalimin tutje, që më pas u fitua si trofe nga kampionët anglez.
Burnley është duke bërë ndryshimet në skuadër, për t’u rikthyer sërish në Premierligë, pas rënies së dhimbshme në sezonin që lamë pas.
Skuadra humbi shumë lojtarë që nga rënia në një rang më poshtë të garave, duke përfshirë portierin e parë të skuadrës, Nick Pope e gjithashtu James Tarkowski, Ben Mee dhe Nathan Collins, treshja e qendrës së mbrojtjes.
Si rezultat, Kompany erdhi në krye të skuadrën me qëllimin e vetëm, ta rindërtojë Burnleyn në atë formë që të rikthehet sërish në elitën angleze.

Transferimet e para të Kompanys janë të moshës së re, pasi që beson në talent. E një nga ata që beson më së shumti dhe që e ka parë edhe nga afër në Manchester City është edhe Arijanet Muric, që me shumë gjasë do të jetë portieri i parë i skuadrës për sezonin 2022/23.
Pas marrëveshje mes Manchester Cityt e Burnleyt, foli edhe Muric për rrugëtimin e ri.
“Jam shumë i lumtur të jem këtu, mezi pres të takojë bashkëlojtarët e rinj dhe të fillojë stërvitjet. Tani jam 23-vjeçar, dhe mendova se është koha e duhur për një lëvizje të tillë, tani mbetët që të shikojë përpara në sezonin e ri.”
Ndërsa për transferimin e Muricit, kishte për të folur edhe Vincent Kompany.
“Jemi të kënaqur që po e mirëpresim Arijanetin në skuadër, ai është një lojtar që ka bërë shumë hapa në karrierë vitet e fundit, me një progres të jashtëzakonshëm dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu edhe në Burnley.”
“Ai është i gjatë, dhe një portier mjaftë i fortë me shumë cilësi, që do të jetë vlerë e shtuar për skuadrën e portierëve.”
Vincent Kompany has further strengthened his side ahead of the 2022/23 season with the signing of Arijanet Muric on a four-year deal from Manchester City, for an undisclosed fee 💪#WelcomeMuric
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) July 22, 2022
