Zyrtare: Albert Bunjaku merr drejtimin e Kosovës U19 - NACIONALE

Zyrtare: Albert Bunjaku merr drejtimin e Kosovës U19

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se trajneri Albert Bunjaku ka marrë drejtimin e Kosovës U19.

Bunjaku do ta zëvendësojë Adil Maliqin, për të cilin FFK-ja nuk e shkroi asnjë fjalë pavarësisht që ishte tepër afër ta kualifikonte Kosovën në Evropian.

Përmes një komunikate zyrtare, FFK konfirmoi se Bunjaku ka marrë drejtimin e “Dardanëve” të rinj.

“Albert Bunjaku emërohet trajner i Kombëtares U19 të Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës ka emëruar Albert Bunjakun si trajnerin e ri të Kombëtares U19”.

“Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit kosovar”.

“Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Bunjaku iu përkushtua zanatit të trajnerit, duke ndërtuar karrierë te të rinjtë e FC Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane.

Eksperienca e tij në futbollin gjerman do të jetë e rëndësishme për Kombëtaren U19 të Kosovës”.

“Bunjaku, në shtabin e tij teknik, do ta ketë ndihmëstrajner bashkëlojtarin e dikurshëm te Kombëtarja e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili po ashtu ushtron zanatin e trajnerit në ekipin BK Halmstad, në elitën e futbollit suedez”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të ngjashme