Zyrtare: AC Milan transferon Emerson Royal nga Tottenhami - NACIONALE

Zyrtare: AC Milan transferon Emerson Royal nga Tottenhami

2 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka njoftuar afrimin e mbrojtësit Emerson Royal në një blerje të përhershme nga Tottenhami.

Ish lojtari i Barcelonës ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me gjigantin italian, ndërsa ekziston opsioni edhe për një tjetër vit.

25-vjeçari ishte kërkesë e Milanit që nga fillimi i afatit veror, megjithatë dy klubet nuk u pajtuan sa i përket çmimit deri vonë.

Emerson kaloi nga Brazili te Real Betisi në janarin e 2019, ku impresionoi me paraqitje dhe Barcelona vendosi ta blejë. Sidoqoftë, te katalunasit dështoi keq prandaj kaloi te Tottenhami më 2021.

Që atëherë, Emerson ka zhvilluar 101 paraqitje duke realizuar katër gola në proces. Përndryshe, ai ka bërë edhe 10 paraqitje me kombëtaren e Brazilit, ndërsa sezonin e ri do të garojë me Davide Calabrian për pozitën e mbrojtësit të djathtë të krahut.

Emerson do ta mbajë numrin 22 te Milani, kurse është vetëm transferimi i tretë për italianët në këtë afat veror.

Lajme të ngjashme