Zyrtare: Aaron Ramsey kalon te OGC Nice
Klubi i madh francez, OCG Nice ka kompletuar transferimin e mesfushorit Aaron Ramsey si agjent i lirë nga Juventus.
Uellsiani ka nënshkruar me gjigantin francez, gjë që është zyrtarizuar nga vetë klubi përmes një komunikate zyrtare në "Twitter".
Përmes një video të bukur, Nice bëri prezantimin e duhur te Ramsey, por duke mos bërë të ditur se për sa vite ka nënshkruar kontratën.
"Pasi transferuam disa lojtarë të rinj (Bulka, Bouanani, Ilie, Beka Beka) këtë herë, është koha për një lojtar me eksperiencë: talenti dhe lider karizmatik, Aaron Ramsey", shkroi klubi në komunikatë.
🍿 La journée avait bien commencé, autant bien la finir avec le teaser d’un autre programme… pic.twitter.com/aqpQRMiBwu
— OGC Nice (@ogcnice) August 1, 2022
Tre vite të dobëta te Juventus, nuk tregoi asgjë në fanellën e "Bianconerëve"
Pasi ishte një ndër futbollistët më të mirë në Evropë në fanellën e Arsenalit, Ramsey kaloi si agjent i lirë te Juventus në edicionin 2019/20, por edhe pse qëndroi tre vite nuk është që tregoi ndonjë gjë.
Ramsey pësoi lëndime të njëpasnjëshme në fanellën e "Zonjës së Vjetër", gjë që ndikoi të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë, e kur ishte në formë shpesh herë nuk ishte në planet e trajnerëve.
Në fakt, që nga viti 2020, Juventus kishte provuar t'ia ndërpres kontratën, por që nuk arrijë assesi një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit italian.
Në përgjithësi, brenda tre viteve te Juventus, 31-vjeçari zhvilloi 70 paraqitje duke kontribuar me gjashtë gola dhe gjashtë asistime.
Së fundmi pjesë e Rangers, as aty nuk e bëri dallimin
Ramsey nuk arriti ta tregojë vetën as këta gjashtë muajt e fundit sa ishte pjesë e gjigantit skocez, Rangers.
Uellsiani nënshkroi për gjashtë muaj në janarin e kaluar, por që nuk e dëshmoi kualitetin, e që assesi nuk e gjeti formën që kishte në fanellën e “Topçinjve”.
Brenda gjashtë muajve si lojtar i Rangers, e tëra që mund të kujtohet nga tifozët e tyre padyshim është penalltia që e humbi në finalen e Ligës së Evropës, që ndikoi që ta humbasin titullin e parë evropian pas më shumë se 40 viteve kundër Eintracht Frankfurt.