Zyrtare: Aaron Ramsdale vazhdon me Arsenalin
Arsenal ka zyrtarizuar se portieri Aaron Ramsdale ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare.
Anglezi ka qenë ndër më të mirët këtë edicion dhe shkaku i paraqitjeve të hatashme është shpërblyer me në kontratë të re. Thuhet se paga e 24-vjeçarit është dyfishuar pasi në të kaluarën ishte rreth 60 mijë funtesh për javë.
Ramsdale është bërë një nga të preferuarit e tifozëve të Arsenalit që kur arriti në vitin 2021 nga Sheffiel Unitedi, ku brenda një kohe të shkurtër arriti ta lërë Bernd Lenon në stol.
Duke folur pas fitores ndaj Newcastle më herët këtë muaj, Arteta tha: “Ishte një kërcim i madh për të, nga ku ishte te një klub si Arsenali ku standardet janë të kërkuara, por është përmirësuar në çdo aspekt. Jam tejet i lumtur me të”.
He's a keeper 🧤
— Arsenal (@Arsenal) May 18, 2023
Lajmi u konfirmua në “Twitter” me një video dy minutëshe e gjysmë, ku Ramsdale iu thotë tifozëve: “Si jeni Topçinjë. Është bërë një kohë që kur e kam bërë këtë. Është çmenduri ta mendosh se po bëhen dy vite që kur folëm kështu. Por lë të vazhdojmë në mënyrën tonë”.
“E di që ju ndoshta nuk keni qenë më të emocionuarit për nënshkrimin tim dhe e kuptoj plotësisht. Unë nuk kam asnjë të drejtë të vij këtu dhe të pres që të gjithë të më vlerësoni që nga fillimi”.
“Ky është një klub i madh dhe ka pasur disa portierë të klasit të lartë gjatë rrugës. Por lojë e ndershme, sapo u futa në ekip dhe pata shansin tim, ndjeva se e kuptuam shumë më tepër njëri-tjetrin. Ndjej dashurinë tënde dhe ndjej sikur edhe ti e ndjen timen”.
“Shpresoj se ju e keni idenë se unë jap gjithçka atje. Nuk ka rëndësi se si ndodh, unë marr përgjegjësinë për ta mbajtur atë top jashtë rrjetës. Do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta mbajtur atë portë të paprekur”.
“Kurrë mos dyshoni kur një rezultat shkon kundër nesh, ne të gjithë po lëndojmë në dhomën e zhveshjes, lojtarët dhe stafi në mënyrë të barabartë. E di që nuk jam nga këtu, por ju shumë më bëni të ndihem si jam. Marr mesazhe dhe dashuri nga njerëz anembanë botës, kështu që e di sa i madh është klubi”.
“Ju djema keni pranuar familjen time, e keni bërë babin tim të ndihet si një superstar, kjo i jep vërtet një ndjenjë familjare klubit të futbollit. Ju e bëni ditën e ndeshjes kaq të veçantë dhe nuk mund ta imagjinoj askund tjetër që të jetë stadiumi im në shtëpi, apo shtëpia ime”.
“Ndihem i nderuar që ju djema më keni pritur dhe ndihem i nderuar që stafi dëshiron që unë të qëndroj. Pra, ishte vendimi më i lehtë në botë për të përkushtuar të ardhmen time te Arsenali. Pra, le të vazhdojmë të ecim përpara si klub dhe të krijojmë disa kujtime më të veçanta”, deklaroi ai.