Pamje: Zymer Bytyqi vazhdon me formën e lartë te Konyaspor, i shënon Fenerbahces - NACIONALE

Pamje: Zymer Bytyqi vazhdon me formën e lartë te Konyaspor, i shënon Fenerbahces

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi anësor i Konyaspor, Zymer Bytyqi ka shënuar një gol të bukur ndaj Fenerbahces.

Konyaspor është duke triumfuar momentalisht ndaj Fenerbahce me rezultat 0:1, falë golit të kosovarit pas 35 minutave lojë.

Bytyqi realizoi nga afërsia duke përfituar nga një gabim i portierit, që nuk arriti ta ndal topin dhe pastaj lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë (35').

Portieri dhe vendasit u ankuan për një faull në sulm në këtë rast, por kështu nuk mendoi arbitri që i dha të drejtë Bytyqit dhe e pranoi golin.

Ylli kosovar këtë edicion me Konyasporin ka qenë në formën më të mirë të mundshme, duke zhvilluar plotë 29 ndeshje në Superligën e Turqisë dhe shënuar katër gola (përfshirë ky ndaj Fenerbahce), derisa edhe ka dhuruar pesë asistime.

Falë kësaj formë të mirë, Bytyqi edhe mori ftesë për ndeshjet e marsit nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse. "Dardanët" zhvillojnë dy takime këtë muaj, atë ndaj Burkina Fasos si vendas në "Fadil Vokrri" dhe pastaj është mysafir i Zvicrës.

Përpos kësaj, Bytyqi në fanellën e Kosovës debutoi me 12 janar 2020 dhe deri tash ka zhvilluar tetë ndeshje, por që ka qenë i pafat duke mos e gjetur ende golin.

Në të kaluarën Bytyqi ka përfaqësuar Norvegjinë në grupmoshat U15, 16, 17, 18, 19 dhe 21 dhe kur erdhi koha që të priste ftesë nga A-ja, ndoqi zemrën që të vijë të Kosova.

Lajme të ngjashme