Zvicra do ta kërkojë kualifikimin tutje ndaj Serbisë - NACIONALE

Zvicra do ta kërkojë kualifikimin tutje ndaj Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me humbjen e sotme ndaj Brazilit, Kombëtarja e Zvicrës ka vetëm një rast që të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt.

Atë duhet ta kërkojë në sfidën ndaj Serbisë, ditën e premte, në kuadër të xhiros së tretë, njëkohësisht të fundit për fazën e grupeve.

"Helvetikët" janë pozitë e dytë momentalisht në grupin G me tre pikë, dy më shumë se Kameruni, respektivisht Serbia.

Me një fitore ndaj Serbisë, Zvicra avancon tutje pa problem, mirëpo edhe një barazim do t'iu kryente punë në rast që Kameruni nuk shkakton ndonjë befasi kundër Brazilit.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë do të nis me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme