Zv. presidenti i UEFA-s i sulmon Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën - NACIONALE

Zv. presidenti i UEFA-s i sulmon Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Zbigniew Boniek, zëvendës presidenti i UEFA-s i ka sulmuar tri skuadrat themeluese të Superligës, duke thënë se Juventus, Real Madrid dhe Barcelona me këtë plan duken të jenë skuadra amatore.

Zonja e vjetër është një nga tri skuadrat që ende po vazhdon të shtyn rreth projektit të Superligës, pavarësisht se nëntë skuadra tjera hoqën dorë. Tifozët në të gjithë Evropën kanë shfaqur shqetësimet e tyre rreth kësaj ideje, por ajo mund të fillojë sërish të bëjë jehonë në një të ardhme të afërt.

Duke folur për Il Gornale, Boniek, ka kritikuar skuadrat në fjalë për përfshirjen në projektin e Superligës.

“Superliga tashmë ekziston dhe ajo është Liga e Kampionëve. Ajo që ato skuadra tentuan ta bënin brenda natës, ishte vetëm një operacion për fshehur keqmenaxhimet e fondeve nga disa klube të mëdha. Një Superligë e krijuar për të kënaqur vetëm disa skuadra të përzgjedhura, pa vlerësuar meritat sportive. Paramendojeni po të ishte bërë kjo ide para 40 viteve më parë, A do të kishte Eintracht apo Red Star? Mendova se Juventus, Real Madrid dhe Barcelona po drejtoheshin nga superdrejtorë por ata po duken amatorë.”

Lufta mes UEFA-S, FIFA-S dhe projektit të Superligës do të shkojë në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa beteja e hidhur mes këtyre palëve të cilat nuk pranojnë të tërhiqen asnjëra në këtë fazë.

Kjo luftë do të vazhdojë deri në marrjen e vendimit nga gjykata më e lartë e BE-s, dhe mund të ndodhë që projekti të fillojë sërish nëse treshja e Superligës e fiton rastin në gjykatë.

Lajme të ngjashme