Zinchenko paralajmëron kundërshtarët e Arsenalit: Jesus do të bëhet akoma më i mirë - NACIONALE

Zinchenko paralajmëron kundërshtarët e Arsenalit: Jesus do të bëhet akoma më i mirë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Jesus është lojtar i klasit botëror në sytë e Oleksandr Zinchenkos, i cili nuk ka dyshuar kurrë se sulmuesi brazilian do të përshtatej shpejtë në Arsenal dhe një lojtar si ai ka potencialin për t’u bërë edhe më i mirë, kështu duke paralajmëruar kundërshtarët e topçinjve.

Për potencialin e Jesusit në rritje, mesfushori ukrainas flet me bindje pasi ai ka punuar më parë me të edhe në Manchester City dhe e njeh mirë, prandaj thotë se ka hapësirë që të përmirësohet ende në lojën e tij.

Kjo çfarë thotë Zinchenko duket mjaftë e frikshme për kundërshtarët në Premierligë, duke parë formën mbresëlënëse të sulmuesit brazilian në para-sezon dhe tani në dy ndeshjet hapëse, sidomos në këtë të dytën në fitoren ndaj Leicester Cityt 4:2, ku kontribuoi me dy gola dhe një asistim.

A mund të bëhet Jesus akoma më i mirë te Arsenali?

Pasi shënoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit në Premierligë, Zinchenko i cili ka fituar kampionatin anglez së bashku me ameriko-latinin te Manchester City, thotë se i dëshiron më të mirën dhe se asnjëherë nuk ka dyshuar në të.

Gabriel Jesus has already responded to Oleksandr Zinchenko on Instagram as Arsenal eye transfer - football.london

“Normalisht, i dëshiroj më të mirën. Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për të, sepse ai është një lojtar i klasit botëror, kur të shikosh numrat e tij.

Mund ta shikoni në stërvitje se me çfarë motivimi punon çdo ditë. Ai është një shembull për t’u marrë nga tjerët.

Ai është ende i ri, gjithkush ka nevojë të rritet në diçka akoma. Ai duhet të punojë në disa gjëra, si gjithë të tjerët, por pjesa tjetër te ai është e pabesueshme.

Ai gjithmonë ishte i mirë për vitet që kam kaluar në fushë bashkë me të. Lojtar i jashtëzakonshëm, gjithmonë i uritur për të shënuar, që është cilësimi më i mirë për një sulmues. Ai nuk ndalet kurrë dhe jam i lumtur për të.

Ai është një djalosh që është i lumtur gjithmonë për skuadrën e tij. Skuadra gjithmonë është në rend të parë, para çdo individi të mundshëm. Në ndeshjen me Leicester më e rëndësishmja ishte të marrim tri pikët. Ne duhet të luajmë si skuadër”, theksoi ylli ukrainas, Zinchenko.

Team news: Jesus, Zinchenko start against Sevilla - Trending News Ireland | Amoranews Ireland

Për fund ai foli për shanset e Arsenalit në Premierligë

Oleksandr Zinchenko demand to Arsenal teammates after Chelsea thrashing speaks volumes - Mirror Online

“Është vetëm fillimi i sezonit, duhet të analizojmë. Pësuam dy gola në ndeshjen e fundit dhe për mbrojtjen tonë është shumë. Kjo është arsyeja pse duhet të punojmë, por jam i lumtur për lojtarët dhe skuadrën. Kemi një skuadër të mirë, gjithkush po punon fort dhe të gjithë meritojnë minuta, për titull është herët të flitet.”

Lajme të ngjashme