Zinchenko i premton hakmarrje Sakas pasi Anglia mposhti Ukrainën - NACIONALE

Zinchenko i premton hakmarrje Sakas pasi Anglia mposhti Ukrainën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Oleksandr Zinchenko insiston se do të hakmerret te bashkëlojtari Bukayo Saka, pasi Anglia mposhti Ukrainën në "Wembley" të dielën.

"Tre Luanët" morën një fitore komode ndaj Ukrainës falë golave të Harry Kane dhe Bukayo Sakas.

Dy kombëtaret do të takohen sërish në shtator dhe Zinchenko thotë se do t'i hakmerret bashkëlojtarit, i cili shënoi golin e dytë në ndeshje.

"Ai është lojtar i mrekullueshëm, e dimë këtë. Sinqerisht është në formë për momentin, i uroj të vazhdojë kështu deri në fundin e sezonit".

"Nuk ka miq në fushë, fatkeqësisht më mposhti sot, por unë do të hakmerrem".

Lëvdata për Sakan dha edhe përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate, i cili ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e yllit të Arsenalit.

"Është një goditje e nivelit të lartë. Kjo është pjesa që e ka shtuar në lojën e tij në 18 muajt e fundit. Ishin disa kohë kur nuk ishte e sigurt nëse do ta përfundonte, por tani ka besimin para portës".

"Kur është para portës, tani luan me besim, kjo shihet në ndeshjet e klubit dhe me ne. Ti pret që ai të shënojë sapo t'i afrohet portës".

"Ai di të jetë një top lojtar pastaj të duhen golat dhe asistime, padyshim ai i ka ofruar këto këtë sezon".

Anglia mori dy fitore të mëdha në muajin mars, derisa ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikuesve i zhvillon në qershor.

Lajme të ngjashme