Zidane s’është i interesuar për Bayernin: Shpresoj që Real Madridi fiton
Trajneri Zinedine Zidane e ka refuzuar Bayern Munichun duke thënë se do të bëjë tifoz për Real Madridin në përballjen e të mërkurës.
Tekniku francez që një kohë është i lidhur me kalimin te “Bavarezzët”, megjithatë sërish e ka mohuar një raportim të tillë.
Në një intervistë të shkurtër për “Sky Sport”, Zidane ka thënë se nuk do ta merr drejtimin e Bayernit, përkundrazi do ta mbështet Realin.
“Jo. Do ta shikoj ndeshjen, do të bëj tifo për Real Madirin dhe shpresoj që Reali të fitojë. Do të jetë ndeshje e vështirë”, deklaroi ai.
Zidane është i papunë që kur u largua nga Real Madridi për herë të dytë, ku ka qenë i lidhur me disa klube si Man United, Juventus, PSG e Bayern por të gjitha kanë mbetur vetëm spekulime.
Përndryshe, thuhet se Zidane është duke pritur derisa Didier Deschamps të jep dorëheqje nga kombëtarja e Francës dhe pastaj të bëhet selektor.
Kujtojmë, Zidane mbetet trajneri i vetëm që e ka fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve, gjë që s’është arritur kurrë më parë.
Përballja mes Bayernit dhe Realit përfundoi me rezultat 2:2 në “Allianz Arena”, kurse këtë të mërkurë do të mësohet se cila skuadër do të avancojë në finalen që zhvillohet në “Wembley”.