Zidane mund të drejtojë ndonjë klub nëse Deschamps rinovon me Francën - NACIONALE

Zidane mund të drejtojë ndonjë klub nëse Deschamps rinovon me Francën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Zinedine Zidane do të rikthehet për të drejtuar ndonjë klub futbolli nëse Didier Deschamps vendos të vazhdojë si përzgjedhës i Federatës Franceze.

Deschamps është duke konsideruar të ardhmen pas humbjes dramatike në penallti nga Argjentina, derisa është raportuar që do të negociojë me Federatën Franceze gjatë janarit.

Në rast që Deschamps vendos të largohet, atëherë ish trajneri i Real Madridit, Zidane shihet si favoriti për ta zëvendësuar.

Ka pasur raportime që Benjamin Pavard ka shkaktuar tensione brenda në zhveshtore duke pasur disa probleme me Deschamps, ndërsa Karim Benzema që njoftoi pensionimin ditën e hënë, nuk ka lidhje të mira gjithashtu dhe nuk u rikthye në Katar si pasojë, pavarësisht që ishte shëruar nga lëndimi

Mediumi francez "L'Equipe" raporton se Zidane nuk do ta pres më Federatën Franceze nëse i rinovohet kontrata Deschamps dhe do të jetë i hapur për oferta nga klubet.

Zidane fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampionëve mes viteve 2015 - 2018, derisa edhe dy tituj të La Liga-s në edicionet 2016/17 dhe 2019/20.

Raporti gjithashtu shton se ish fituesi i Kupës së Botës do të preferonte kalimin në një ligë që e njeh mirë, pra si Serie A ose La Liga para Premierligës.

Zidane është i interesuar gjithashtu për pozitën e trajnerit të Juventusit, pavarësisht që nuk është e lirë momentalisht.

Ndërkohë, mesfushori Toni Kroos e ka mbështetur Zidanen që ta marrë drejtimin e kombëtares së Francës.

"Definitivisht mendoj se Zizou nuk do të ishte vetëm një pasues i mirë, por më i miri i mundshëm".

"Pyetja e madhe është çfarë Didider Deschamps dëshiron? Do të thosha se janë 70/30 shanse për Zizou që të bëhet përzgjedhësi i ri i Francës. Mendoj se ai dëshiron të rikthehet sa më parë në fushë".

Lajme të ngjashme