Sandro Tonali suspendohet për dy muaj nga futbolli shkaku i basteve
Mesfushori Sandro Tonali është suspenduar për dy muaj shkaku që luajti bastore.
Italiani ka luajtur 40 deri në 50 baste, përfshirë katër që kur iu bashkua Newcastle Unitedit – ku të gjitha ishin që skuadra e tij të fitonte ndërsa ai ishte i pranishëm në tre nga këto përballje.
“Me kusht që ai të mos kryejë ndonjë shkelje të mëtejshme të Rregullave të basteve të FA gjatë periudhës së pezullimit, Sandro nuk do të kryejë asnjë pjesë të sanksionit të ri dy mujor”, konfirmoi skuadra angleze.
#NUFC midfielder Sandro Tonali has been given a suspended two-month ban from competitive football by an independent Regulatory Commission after self- declaring breaches of FA Betting Rules.
— Newcastle United FC (@NUFC) May 2, 2024
He has also been fined £20,000 and warned by the FA as to his future conduct.
The… pic.twitter.com/D3DprSAhBa
Përpos dënimit, Tonali ka marrë edhe një gjobë në vlerën e 20 mijë funteve, ndërsa momentalisht po ndjek një plan terapeutik dhe program edukativ.
Kësisoj, italiani pritet të rikthehet të luajë futboll më 27 gusht 2024, ku do të jetë i gatshëm për sezonin e ri gjithnjë nëse s’pëson ndonjë lëndim paraprak.
Tonali këtë edicion kishte zhvilluar tetë paraqitje në Premierligë duke kontribuar me një gol, por pastaj këto hetime ndikuan që të pezullohet përkohësisht.
Përndryshe, Newcastle ka vuajtur në mungesën e italianit ngase janë larg top katërshes dhe do t’iu duhet të luftojnë sezonin tjetër për të luajtur në Ligën e Kampionëve.