Zhegrova mburret me Ferrarin luksoz: S’ma bleu as babai as nëna, e bleva vetë - NACIONALE

Zhegrova mburret me Ferrarin luksoz: S’ma bleu as babai as nëna, e bleva vetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Lille Edon Zhegrova është mburrur me blerjen e një veture luksoze Ferrari në rrjetet sociale, duke thënë se ka paguar vetë për të.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova e prezantoi Ferrarin, njërin prej veturave më të shtrenjta në botë, në llogarinë e vet në Instagram të mërkurën mbrëma.

“Dashuria ime e re”, shkroi ai në përshkrimin e fotografisë ku shihet Ferrari i tij i ri ngjyrë e kuqe.

“Do të punoj edhe më zellshëm. Nuk ma ka bleu mami as babi e bleva vet”, shkroi ai në mbishkrim të shoqëruar nga një emotikon me gjuhën jashtë.

Ferrari është ndër vetura më të shtrenjta dhe çmimi i saj lëviz nga 300 mijë euro deri mbi një milion, varësisht prej specifikave të veturës.

Qëkur iu bashkua ish-kampionit francez Lille në janar 2022 nga Baseli për 7 milionë euro, të hyrat e Zhegrovës janë rritur dukshëm.

Ai paguhet 1 milion e 200 mijë euro në vit bruto në Lille. Apo 23 mijë euro në javë.

Sulmuesi anësor nga Prishtina ka marrëveshje me klubin e Ligue 1 deri në qershor të vitit 2026.

Zhegrova i ka bërë 14 paraqitje për Lille në kampionatin francez këtë sezon, duke kontribuuar me një gol dhe katër asiste.

Ai ka pasur disa paraqitje të shkëlqyera për klubin këtë sezon dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën në prag të fillimit të fushatës kualifikues për Kampionatin Evropian 2024 në fund të këtij muaji.

Lajme të ngjashme