Edon Zhegrova dhuron asistim në fitoren e Lilles ndaj Brest - NACIONALE

Edon Zhegrova dhuron asistim në fitoren e Lilles ndaj Brest

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është duke vazhduar me formën e lartë, duke asistuar në fitoren e fundit ndaj Brest në kuadër të xhiros së 25-të në Ligue 1.

Kosovari rinisi si titullar pasi u la në stol në përballjen ndaj PSG-së dhe menjëherë arriti ta dëshmojë vetën.

Pas vetëm tetë minutave, Brest kaloi në epërsi falë Tiago Djalo i cili shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin nga zona (8').

Pas kësaj, Lille për një kohë mori dominimin me Zhegrovën që krijoi disa aksione të bukura, por bashkëlojtarët nuk i konkretizuan.

Në fakt, anësori kishte edhe disa goditje, por të cilat u devijuan nga mbrojtja mysafire.

Në pjesën e dytë, Zhegrova harkoi nga këndi dhe gjeti për mrekulli Bafode Diakite i cili shënoi me kokë nga gjashtë metra distancë për të barazuar rezultatin.

Video

Video Video was uploaded to Streamin.me on Feb 25, 2023.

Vetëm pesë minuta më vonë, trajneri i Lilles vendosi ta largojë Zhegrovën duke e zëvendësuar me Angel Gomes.

Ishte Gomes që asistoi te Alexsandro që shënoi golin e fitores 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Lille vazhdon të ëndërrojë një vend në garat evropiane duke u renditur në pozitën e pestë me 44 pikë, derisa Brest renditët në pozitën e 16-të me 20 sosh.

Në xhiron e radhës, Lille e Zhegrovës do të jetë mysafir i Lens, derisa Brest do të përballet me Strasbourgun.

Lajme të ngjashme