Zhegrova: Grup i vështirë për Botërorin, por mund t’ia dalim - NACIONALE

Zhegrova: Grup i vështirë për Botërorin, por mund t’ia dalim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Lille Edon Zhegrova është optimist se Kombëtarja e Kosovës mund të shkruajë historinë dhe të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026.

Zhegrova në një intervistë për “Klan Kosova”, ka komentuar kundërshtarët e “Dardanëve” që janë Zvicra, Suedia e Sllovenia.

Ai deklaroi se nuk do të jetë aspak e lehtë mirëpo që nëse punojnë edhe mund t’ia dalin.

“Normalisht që është një grup i vështirë. Zvicrën e njohim si kundërshtar, me Suedinë nuk kam luajtur ndonjëherë, ndërsa me Slloveninë kemi luajtur më herët. Besoj se të tria janë kundërshtare të forta, por mendoj që mund t’ia dalim. Bashkë me bashkëlojtarët e mi dhe trajnerin, duhet të besojmë dhe të punojmë që të për t’u renditur në dy pozitat e para”.

I pyetur për përballjen që vlerësohet “vëllazërore” me Zvicrën, Zhegrova shtoi se e sheh thjesht si kundërshtar.

“Shqiptarët shpesh e bëjnë si një lojë speciale për shkak të lidhjes sonë me Zvicrën, por unë Zvicrën e shoh vetëm si kundërshtarin tim”.

Kujtojmë, Kosova në muajin mars do t’i zhvillojë dy përballje me Islandën për promovimin në Ligën B derisa në mars do t’i nis kualifikueset për Kupën e Botës.

Fillimisht, jemi mysafir i Zvicrës në shtator e pastaj kemi punë me Suedinë në “Fadil Vokrri”.

Lajme të ngjashme