Zeneli: Dëshpërim total për ekipin dhe popullin shqiptar
Arbër Zeneli e ka quajtur dëshpërim total për ekipin dhe popullin rezultatin e arritur ndaj Andorrës.
Anësori i Kombëtares së Kosovës ishte startues sot për dallim nga ndeshja e kaluar, por dështoi të jepte ndikimin e tij në fushë.
Ai thotë se asgjë nuk shkoi mirë për ta sot dhe se nuk e kupton pse ndodhi kjo.
“Është një dëshpërim total për ekipin dhe popullin shqiptar. Nuk e di pse mirëpo nuk na ka shkuar hiq sot. Kishim shumë vështirësi me kalu topin në krahë, që të luajmë shpejtë. Ka qenë shumë vështirë, e kemi ditur më herët por është një dëshpërim për ekipin”.
Ai thotë se duhet të vazhdojnë përpara tani, pasi ka ndeshje të shumta që mund ta arrijnë kualifikimin.
“Ka qenë shumë zor. 10 lojtarë kanë qenë në 16-metërshin e tyre. Duhet të vazhdojmë përpara me numër pozitiv. Ka ndeshje hale, por është dashur tre pikë t’i merrnim”.