Zbulohet paga që Real Madridi po ia ofron Kylian Mbappes - NACIONALE

Zbulohet paga që Real Madridi po ia ofron Kylian Mbappes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi i ka ofruar sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, një pagë vjetore prej 50 milionë eurove, nëse pranon t’i bashkohet klubit spanjoll këtë verë.

E ardhmja e Mbappes është tejet e pasigurt, pasi PSG-ja i ka dhënë ultimatum për ta vazhduar marrëveshjen e tanishme për edhe një vjet tjetër deri në fund të këtij muaji, apo të largohet këtë verë, gjë që do t’ia mundësonte klubit të përfitojë nga shitja e tij.

Raportohet se kampioni francez i ka vënë një çmim të shitjes prej 200 milionë eurove Mbappes dhe është i gatshëm për bisedime me cilindo klub që e dëshiron atë.

Sipas Cadena Ser, Real Madridi e ka bërë tashmë planin financiar për sjelljen e Mbappes në Santiago Bernabeu.

Ai është i gatshëm t’ia ofrojë Mbappes një kontratë pesëvjeçare me pagë mujore prej 50 milionë eurove.

Kontrata do të përfshinte edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurove. Megjithatë, plani i Madridit është të nënshkruajë me Mbappen verën e ardhshme, kur ai do të ishte lojtar i lirë, në mënyrë që ta shmangë pagimin e 200 milionë eurove për të.

Sipas gazetës spanjolle, datat 10 dhe 26 korrik janë kyçe në sagën e transferimit të Mbappes.

PSG-ja do të niset në një udhëtim përgatitor për sezonin e ardhshëm në Azi më 26 korrik, kohë në të cilën kampioni francez dëshiron ta ketë të qartë të ardhmen e njeriut të vet kryesor.

Lajme të ngjashme