Zbulohet data kur Kylian Mbappe do të prezantohet para tifozëve të Real Madridit
Real Madridi synon ta prezantojë Kylian Mbappen para tifozëve të tyre besnik më 16 korrik, dy ditë pas mbarimit të Kampionatit Evropian, ndonëse ai nuk pritet të luajë në ndeshjet e parasezonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fituesi i Kupës së Botës, Mbappe, është bërë transferi më i fundit i 'Galacticos' në Santiago Bernabeu, me francezin që pranoi të shkojë drejt Spanjës kur të përfundojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain dhe të bëhet një lojtar i lirë.

Real ka kohë që ka ndjekur nënshkrimin e tij dhe është i kënaqur që më në fund ka marrë lojtarin e tyre të preferuar. Mbappe do të shfaqet në kryeqytetin spanjoll për herë të parë menjëherë pasi angazhimet e tij në Euro 2024 të përfundojnë. Nëse ai do të fitonte atë turne, atëherë një paradë festimi do të zhvillohet në Paris më 15 korrik. Të nesërmen në mëngjes, Mbappe do të shkojë në Spanjë dhe do t'u shfaqet tifozëve të klubit më vonë atë ditë.

Në të njëjtën ditë që ai do të prezantohet para tifozëve në Madrid, Mbretërit do të vënë në dispozicion për blerje edhe fanellën e tij të re me numrin 9. Mbappe do e marr atë fanellë pasi Vinicius Junior zë vendin e tij të preferuar me numrin 7 dhe Luka Modric ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës 12-mujore që e mban atë me numrin 10.
Ndërsa këto fanella janë vendosur të fluturojnë nga raftet në mbarë botën, Mbappe nuk pritet të jetë pjesë e turneut veror të Madridit në Amerikë – si rezultat i detyrës së tij në Euro. Ai do të mungojë në takimet me AC Milanin, Barcelonën dhe Chelsean përpara se të bëjë debutimin e tij në një ndeshje të Superkupës së UEFA-s me Atalantën më 14 gusht.