Zbulohen fjalët e para të Leo Messit pas fitimit të Kupës së Botës
Fjalët e para të Lionel Messit pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës në Katar janë zbuluar nga Leandro Paredes.
Kapiteni i Argjentinës po qëndronte afër mijës së mesit të fushës kur Gonzalo Montiel shkoi për ta gjuajtur penalltinë fituese në finale kundër Francës.
Pasi mbrojtësi shënoi gol, Messi ra në gjunjë pasi më në fund të përmbushi ëndrrën e kamotshme për ta fituar Kupën e Botës me Argjentinën.
Paredes, i cili po qëndronte pranë tij gjatë penalltive, ishte i pari që e uroi dhe e përqafoi Messin pas triumfit.
Në një intervistë për Sofi Martinez Mateos, Paredes zbuloi se cilat ishin fjalët e para të Messit pasi Argjentina e mundi Francën në finale të Kupës së Botës: “Ai përqafim me Messin, do ta bart me vete tërë jetën. Kur u ktheva dhe e pashë atë në gjunjë dhe fakti që isha i pari që e përqafoi atë si kampion bote, ishte e jashtëzakonshme.”
“I bërtita, ‘jemi kampionë bote’, dhe ai thjesht më tha, ‘faleminderit, faleminderit, të dua’”.

Paredes kishte shkuar në Botëror pa qenë 100 për qind i gatshëm si pasojë e një lëndimi.
Megjithatë, trajneri Lionel Scaloni, e kishte mbështetur dhe nxitur për të mos u dorëzuar.
Tani pasi u bë kampion bote, ai dëshiron të vazhdojë të fitojë trofe, me sfidën e radhës që është mbrojtja e titullin në Kupën e Amerikës 2024.
