Lionel Messi i jep dhuratë trofeun e tij bashkëkombësit Leandro Paredes
Lionel Messi ka fituar aq shumë trofe në karrierën e tij saqë me kënaqësi ia ka dhuruar njërin nga ta bashkëkombësin të vet Leandro Parades.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është një nga lojtarët më të dekoruar që ka shkelur fushën e futbollit, me 10 tituj të Laligës, katër Liga të Kampionëve, një titull të Kupës së Amerikës dhe së fundmi fitues i Kupës së Botës.
Messi gjithashtu ka çmime të panumërta individuale në emrin e tij, një prej tyre çmimi për lojtarin më të mirë në La Liga nga sezoni 2020-21, të cilin ia dhuroi bashkëlojtarit argjentinas dhe ish-bashkëlojtarit te Paris Saint-Germain, Parades.
Teksa kamera shfaqte pamje nga shtëpia e tij, Parades tregoi më shumë rreth çmimit prestigjioz që Messi ia kishte dhuruar, i cili qëndronte krah një topi të nënshkruar nga suksesi i tyre në Kupën e Botës në Katar
“Ai erdhi në Paris, e pyeta nëse do të ma jepte dhe ai ma dha”, u përgjigj Parades.
Leandro Paredes tiene en su museo la pelota de la final del mundo firmada por todos sus compañeros y, además, un premio que le dieron a Lionel Messi y él le pidió que se lo regalara 😂
— VarskySports (@VarskySports) April 16, 2023
📹@SofiMMartinezpic.twitter.com/fvma4J3ED5
Parades më herët ka treguar rreth një ngjarjeje ku Messi ka dashur ta “vriste” gjatë një ndeshjeje mes Barcelonës dhe PSG-së në Ligën e Kampionëve, duke thënë: “Ai u zemërua, sepse unë u kisha bërë një koment bashkëlojtarëve të mi dhe ai më dëgjoi dhe u zemërua me mua, u zemërua keq. Donte të më vriste dhe un doja të shkoja në shtëpi. Por tani kur bie fjala, flasim dhe qeshim, por ai ishte shumë i zemëruar në atë kohë dhe më të vërtetë donte të më vriste.”
Thashethemet për kthimin e Messit në Barcelonë janë duke vazhduar, pasi marrëveshja e tij e tanishme me PSG-në mbaron në qershor dhe ai nuk ka vendosur ta pranojë ofertën e re të kampionit francez./Orselina Lazraj/