Zaniolo: Largimi im nga Roma është trillim i shtypit - NACIONALE

Zaniolo: Largimi im nga Roma është trillim i shtypit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nicolò Zaniolo do të rikthehet të luajë titullar për Romën në sfidën e nesërme të Ligës së Evropës kundër Helsinkut. Ai ka dhënë disa fjalë edhe sa i përket zërave rreth largimit të tij nga klubi kryeqytetas italian.

Sulmuesi anësor italian, Zaniolo, ka qenë njëri prej lojtarëve më të spikatur të Rmës gjatë këtyre sezoneve të fundit, duke e udhëhequr skuadre drejt ambicieve të saj.

Mirëpo mungesa e vazhdimit të kontratës me klubin ka bërë që të ngritët një pluhur i madh, nëse ai vërtet dëshiron të qëndrojë te Roma.

Ai vetë një konferencë për medie një ditë para ndeshjes ndaj skuadrës finlandeze, ka bërë të qartë pozicionimin që ka në lidhje me këtë çështje, duke akuzuar shtypin se ka hiperbolizuar shumë lajme që kanë të bëjnë me të.

Largimi nga Roma trillim medial

Nuk ka munguar ironia në deklaratat e sotme të Zaniolos në raport me të ardhmen e tij dhe sesi trajtohet ajo në vitet e fundit nga shtypi italian.

“Nuk është se e kam përjetuar ndonjë verë të veçantë. Çdo vit raportohet se do të largohem nga këtu e andej. Trillim medial. Pastaj, qëndroj te Roma”, nënvizoi ai.

Ai tregoi edhe rreth mënyrës se si e sheh Romën ai vetë si lojtar profesionist, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet se nuk ka shumë interesim rreth projektit që po ndërtohet.

“Roma është prioritet i imi. Kemi edhe një vit e gjysmë kohë për të arritur marrëveshjen rreth vazhdimit të kontratës, por nuk është ky momenti për të folur rreth asaj çështje. Nesër luajmë ndaj Helskinkit dhe pastaj kemi ndeshjen kundër Atalantas. Mendoj vetëm të luaj”
, tregoi ai.

Rreth ambicieve të klubit ai është shprehur i lumtur sa i takon rritjes që po bën, duke shënuar progrese të kënaqshme.

“Çdo vit po bëhemi gjithmonë e më shumë skuadër, duke pasuruar organikën me lojtarë të çmuar. Mund ta themi fjalën tonë në çdo kompeticion ku marrim pjesë. Çdo lojtar ëndërron të fitojë trofe. Fatmirësisht, një të tillë e kam fituar këtu te Roma. Ka qenë ndjenjë shumë e bukur dhe shpresoj t’i fitoj edhe të tjerë këtu në Romë”, shtoi ai.

Zaniolo foli edhe rreth raportit që ka me trajnerin portugez, Mourinho, për të cilin shfaqi falënderim dhe admirim të madh.

“Trajnerin mund vetëm ta falënderoj. Po më bënë që të rritem si nga aspekti njerëzor, ashtu edhe nga ai profesional. Një trajner i madh. Person shumë i mirë dhe jam shumë i lumtur që është trajner i yni”, përfundoi Zaniolo.

Lajme të ngjashme