Zanetti: Frattesi dhe Thuram e donin Interin
Nënpresidenti i Interit, Javier Zanetti thotë se është e rëndësishme që Davide Fattesi dhe Marcus Thuram donin të luanin për “Neurazzurët”, duke siguruar se do të kenë skuadër të fuqishme edhe nëse Andre Onana shitet.
Inter ka qenë mjaft aktive në afatin e verës duke shitur Marcelo Brozzovic dhe sjellë Thuram dhe Frattesin.
“Jemi të lumtur me arritjen e Frattesi sepse është lojtar shumë i rëndësishëm dhe do të na ndihmojë shumë”.
“Ideja është të sjellim lojtarë që janë funksional për projektin, që i përshtaten Simeone Inzaghit. Thuram është shumë i kënaqur, bisedova me babain e tij gjithashtu”.
“Të dy, si Frattesi ashtu edhe Thuram donin të luanin për Interin dhe kjo është gjë e rëndësishme për klubin tonë”.
Ndërkohë, e ardhmja e portierit Onana mbetet në dyshime me Zanettin që deklaroi se pavarësisht çfarë ndodh Interi do të ketë skuadër kualitative.
“Kur ke lojtarë të rëndësishëm, është normale që do të kemi oferta. Në këtë moment, Onana vazhdon të jetë lojtari ynë”.
“Afati veror sapo ka nisur dhe nuk nënkupton se diçka mund të ndryshojë. E përsëris, në tërë këto vite Inter ka dëshmuar se janë në gjendje të ndërtojnë një skuadër garuese”.
“Objektivi ynë vazhdon të jetë të garojmë në të gjitha turnetë, gjë që e kemi bërë që katër vite tani”.
“Inter ka dëshmuar se është garues, pavarësisht gjithë sakrificave që duhen bërë si të shiten disa nga lojtarët e rëndësishëm. Ne gjithnjë synojmë të ndërtojmë një skuadër që garon në të gjitha turnetë që marrim pjesë”.