Ylli spanjoll i përgjigjet Thomas Tuchelit pas kritikave për “gjuhën” - NACIONALE

Ylli spanjoll i përgjigjet Thomas Tuchelit pas kritikave për “gjuhën”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Spanjës Bryan Zaragoza i është përgjigjur trajnerit Thomas Tuchel i cili e kishte kritikuar gjatë periudhës sa ishin te Bayern Munich.

23-vjeçari iu bashkua Bayernit në afatin e janarit në një marrëveshje prej 15 milionë euro nga Granada, mirëpo që dështoi të funksionoi nën urdhrat e Tuchelit ku ishte titullar vetëm një herë në Bundesliga, ndërsa zhvilloi gjashtë paraqitje duke hyrë nga stoli.

Atë kohë i pyetur se pse Zaragoza s’po luan, Tuchel ishte përgjigjur: “Së pari dhe me më rëndësi, barriera e gjuhës. Është vështirë për të në gjuhën angleze dhe gjermane”.

Zaragoza pastaj u largua nga Bayerni në verë ndërsa u kthye në La Liga për t’iu bashkuar Osasunas në huazim. Anësori së fundmi e ka kritikuar Tuchelin që kishte marrë vendimin vetëm shkaku i gjuhës.

Futbolli luhet me këmbë, jo me gjuhën tënde... nuk kam asgjë për të thënë tjetër”, ishte përgjigja e tij e shkurtër por e qartë.

Falë paraqitjeve fantastike me Osasunan, Zaragoza edhe u ftua te Spanja për ndeshjet e nëntorit kurse të hënën luajti rol të rëndësishëm në fitoren e “La Rojas” 3:2 ndaj Zvicrës.

Këtë sezon në La Liga, ylli spanjoll ka kontribuar me një gol dhe pesë asisitme.

Lajme të ngjashme