Ylli i Villarrealit merr kërcënime me vdekje pasi u grushtua nga Valverde i Real Madridit
Lojtari i Villarealit, Alex Baena, thotë se ka marrë kërcënime me vdekje pas pretendimeve se ia kishte dëshiruar të keqen familjes së Federico Valverdes së Real Madridit.
Të dielën në mbrëmje Baena paraqiti një ankesë në polici pasi u sulmua nga Valderve, pas fitores 3:2 të shtunën në Madrid.
Përveç incidentit me Valverden, nga i cili u grushtua, Baena tregoi se e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij: “Pasi incidenti ndodhi, dolën në dritë disa komente, me sa duket të bëra nga rrethi i tij, të cilat thoshin se unë i dëshiroj dëm familjes së tij. Që atëherë dhe s’do të ishte ndryshe, nuk është publikuar asnjë provë që vërteton veprat karshi meje”.
Partnerja e Valverdes, Mina Bonino tha në shkurt se çifti menduan se ata e kishin humbur fëmijën, para se të kuptonin se shtatzënia e saj ishte e shëndetshme dhe disa gazeta në Spanjë kanë pretenduar se Baena i është referua kësaj gjatë lojës.
Baena, i cili i ka mohuar si plotësisht të pavërteta akuzat, tha se familja e tij ka marrë fyerje dhe kërcënime më vdekje.
“Ata përfituan nga një fatkeqësi për të justifikuar sulmin dhe ka gënjeshtra që lëndojnë më shumë se grushtet. Dëmi që po i bëhet familjes sime është i pariparueshëm dhe i pajustifikueshëm, ka kërcënime, ofendime madje edhe mesazhe private që urojnë vdekjen familjes time,” tregoi ai.
Në një deklaratë Villarreal tregoi që Baena ka vendosur që të bëjë denoncim ndaj Valverdes në polici dhe premtuan mbështetjen për lojtarin gjatë këtij procesi. Real Madrid dhe Valverde ende nuk kanë komentuar rreth rastit. /Orselina Lazraj/