Ylli i Tottenhamit cak i grabitjes, i vidhet ora në vlerë 300 mijë euro - NACIONALE

Ylli i Tottenhamit cak i grabitjes, i vidhet ora në vlerë 300 mijë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Yves Bissouma, ka qenë cak i një grabitjeje nga dy persona, në orët e para të së dielës, tha avokati i lojtarit, duke konfirmuar raportimet e mediave.

27-vjeçari ishte me partneren e tij jashtë një hoteli luksoz në Kanë kur incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit. Sulmuesit me kapuç i vodhën orën e tij me vlerë 300,000 euro (326,250 dollarë) dhe u larguan.

I kontaktuar nga Reuters, avokati i Bissoumas, Bastien Caire nuk pranoi të komentojë më tej ndërsa hetimi është në vazhdim.

Bissouma iu bashkua Spurs nga Brighton në vitin 2022 në një marrëveshje prej 25 milionë funtesh, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin e Londrës veriore.

Ai bëri 28 paraqitje në Premierligë këtë sezon, por humbi dy ndeshjet e fundit të Spurs për shkak të një dëmtimi në gju.

Spurs përfunduan në vendin e pestë në sezonin e parë të trajnerit Ange Postecoglou në krye të skuadrës.

Reprezentuesi i Malit përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës 2024, ku u eliminuan nga fituesit e turneut, Bregu i Fildishtë, në raundin e 1/8 së finales.

Lajme të ngjashme