Ylli i tenisit Nick Kyrgios i shpëton dënimit, megjithëse e pranoi se e ka sulmuar ish të dashurën - NACIONALE

Ylli i tenisit Nick Kyrgios i shpëton dënimit, megjithëse e pranoi se e ka sulmuar ish të dashurën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i tenisit Nick Kyrgios e ka pranuar se e kishte sulmuar një ish të dashur të veten, por e ka shmangur dënimin për vepër penale.

Australiani 27-vjeçar u deklarua i fajshëm në gjykatën e Canberras, pasi mbrojtja e tij dështoi ta bindë prokurorinë ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj tij për arsyeje të shëndetit mendor.

Kyrgios e kishte shtyrë Chiara Passarin duke e rrëzuar në trotuar gjatë një fjalosjeje në Canberra në vitin 2021, është thënë në gjykatë.

Gjykatësi i rastit e ka quajtur veprimin e Kyrgiosit si “një veprimi i vetëm budallallëku apo frustrimi”.

Kyrgios tha pas vendimit të gjykatës se i është mirënjohës gjykatësit që nuk e dënoi.

Mendjen nuk e kisha në vend kur ndodhi kjo dhe reagova ndaj një situate të vështirë në një mënyrë për të cilën pendohem thellësisht”, tha Kyrgios.

E di që nuk ishte në rregull dhe me vjen sinqerisht keq për lëndimet e shkaktuara”, shtoi ai.

Faktet e dërguara në gjykatë treguan se Kyrgiosi e shtyu Passarin nuk e lejoi veturën e tij të largohej derisa ata po ziheshin me fjalë më 10 janar 2021.

Passari e raportoi rastin në polici në muajin pasues, por nuk kishte bërë ankesë zyrtare.

Çifti u pajtua dhe e vazhdoi lidhjen e dashurisë, por pasi u ndanë, Passari e paditi Kyrgiosin në gjykatë në dhjetor 2021.

Lajme të ngjashme