Ylli i Realit zbulon anën e errët të Carlo Ancelottit
Portieri Thibaut Courtois ka zbuluar se mesfushori Carlo Ancelotti ka humbur durimin disa herë këtë sezon.
Reali mbetet në garë për La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, ku në këtë të fundit kanë një avantazh të madh për të arritur në 1/8 e finales, pasi mposhtën 2:3 Manchester Cityn në “Etihad”.
Ancelotti zakonisht shihet si një trajner shumë i qetë, ku pavarësisht përmbysjeve që bënë shpesh Real Madridi, ai mbetet i njëjti.
Megjithatë, Courtois së fundmi ka treguar se tekniku italian është zemëruar shpesh këtë sezon.
“Kam pasur trajnerë si Antonio Conte, i cili do të bërtiste sikur i çmendur”.
“Varet e tëra nga personaliteti. Zidane ishte më i qetë, Carlo gjithashtu është i qetë, përpos nëse ndodhë diçka, siç ka ndodhur disa herë këtë vit”.
“Por më pëlqen kjo, sepse është bilanci si një person i qetë dhe në momentin e duhur nervozohesh sepse fjalët e tij atëherë do të kenë fuqi”.
Ancelotti thuhet se ishte “çmendur” pas pjesës së parë në derbin ndaj Atleticos, ku Reali po humbiste me rezultat 1:0. Në dhomën e zhveshjes italiani kishte kritikuar katër lojtarët sulmues si Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Vini dhe Jr dhe Rodrygo, të cilët në 45 minutat e parë kishin dështuar të gjuajnë qoftë edhe një herë në portë.
Ancelotti thuhet t’iu ketë thënë: “Ose bëni atë që duhet të bëni, ose do të ketë menjëherë ndryshime”, së paku kështu kishte raportuar “Marca”.
Realin të mërkurën e pret një përballje e vështirë ndaj Cityt në “Santiago Bernabeu”.