Ylli i Realit e paralajmëron Cityn: Liga e Kampionëve është gara e Real Madridit - NACIONALE

Ylli i Realit e paralajmëron Cityn: Liga e Kampionëve është gara e Real Madridit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fede Valverde e ka paralajmëruar Manchester Cityn para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale, duke pretenduar se Liga e Kampionëve është gara e Real Madridit.

Mesfushori uruguaian është bërë pjesë e pandarë e skuadrës së Carlo Ancelottit dhe luajti titullar në barazimin në ndeshjen e parë mes Realit dhe Cityt 1:1 në Santiago Bernabeu.

Reali e kishte epërsinë falë një goli nga Vinicius Junior në pjesën e parë, por Kevin de Bruyne e barazoi atë në 1:1 për rezultatin përfundimtar në pjesën e dytë, duke e lënë të hapur garën për finale mes këtyre skuadrave për ndeshjen e kthimit të martën në Etihad.

Valverde beson se Real Madridi shfaq tjetër energji në netët e Ligës së Kampionëve, që e bën atë skuadër edhe më të frikshme.

Të luash në Ligën e Kampionëve është gjë e veçantë, sepse është gara e Real Madridit. Gjithmonë dallon nga çdo ndeshje tjetër”, tha Valverde për Diario AS.

Kjo është një garë në të cilën çdo lojtar i cili luan në një klub evropian ëndërron ta fitojë. Në Madrid gjithmonë na mësojnë se asgjë nuk mbaron deri në fund, pra janë edhe 90 minuta lojë”, shtoi ai.

Në Madrid ekziston një ndjesi se City nuk ishte skuadër më e mirë në ndeshjen e parë dhe shanset e kampionit në fuqi për të kaluar në finale janë shumë të mundshme.

Lajme të ngjashme