Ylli i Real Madridit i kënaqur me krahasimet e vazhdueshme me Steven Gerrard - NACIONALE

Ylli i Real Madridit i kënaqur me krahasimet e vazhdueshme me Steven Gerrard

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, ka shprehur kënaqësinë e tij që krahasohet me një legjendë të futbollit siç është Steven Gerrard. Krejt këto krahasime vijnë pas një forme të jashtëzakonshme të uruguaianit në fillimin e kësaj sezone.

Pas një sërë paraqitjesh të jashtëzakonshme si për Real Madridin ashtu edhe për Uruguain, Valverde ka fituar krahasime me Gerrard - për stilin e tij efektiv të lojës "box-to-box" apo futbollist i aftë për të luajtur në fazën mbrojtëse si dhe atë sulmuese - nga njohësit e futbollit si dhe nga tifozët anë e mbanë botës.

Fede Valverde 2022-23

Bashkëkombësi i tij Luis Suarez tha se mesfushori i kujton atij ish-shokun e tij të skuadrës në Liverpool. Këtë ai e tha në një intervistë me Marca në fillim të këtij muaji dhe Valverde është i kënaqur që përmendet në të njëjtën kllapë me një "idhull botëror".

Valverde/Gerrard

Valverde për Infobae ka thënë : “Është e jashtëzakonshme kur krahasohesh me një lojtar të tillë, me një yll, një idhull botëror, jo vetëm me një legjendë të Liverpoolit. Është e mahnitshme.

Unë shoh karakteristikat e tij, padyshim, nuk do të them jo, por njeriu gjithmonë kujdeset për veten. Gjithashtu dua të lë emrin dhe gjurmën e mia në botën e futbollit, jo vetëm në Madrid, por edhe në skuadrën kombëtare."

Me dyshen e Realit në mesfushë që janë afër përfundimit të karrierës, Toni Kroos dhe Luka Modric, që po i afrohen moshës 40-vjeçare, lojtarët si Valverde dhe yje të tjerë të rinj kanë dalë në plan të parë te Real Madridi. Uruguaiani ka impresionuar veçanërisht gjatë 12 muajve të fundit, duke mbajtur më shumë përgjegjësi nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Fede Valverde 2022-23

24-vjeçari ka mundësinë e përsosur për të rritur vlerën e tij edhe më tej kur Kupa e Botës të nisë më 20 nëntor, por ai është i fokusuar në detyrat e klubit në Madrid për momentin, me një dalje në La Liga kundër Getafes në fundjavën tjetër.

Valverde sobre la foto con Lacalle Pou: "Siento la obligación de sentarme a escribir, casi con lágrimas en los ojos" - Ovación - 15/06/2022 - EL PAÍS Uruguay

Valverde dhe Uruguai gjenden në grupin H të Kupës së Botës që mbahet në Katar, së bashku me Portugalinë, Ganën dhe Korenë e Jugut, dhe kanë një mundësi të mirë për të kaluar në fazën e eliminimeve direkt.

Lajme të ngjashme