Ylli i MLS-së: Ardhja e Messit befasi e madhe, të gjithë mezi e presin duelin me të
Kalimi i Lionel Messit në Inter Miami ishte një befasi e madhe dhe të gjithë lojtarët në MLS mezi presin duelet me argjentinasin, sipas yllit të Los Angeles FC Timonthy Tillman.
Messi ka arritur marrëveshje me skuadrën e MLS-së, Inter Miami, pasi kontrata me Paris Saint-Germainin i mbaron në fund të këtij muaji.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kishte ofertë marramendëse nga skuadra e Arabisë Saudite Al Hilal, ndërsa kthimi në Barcelonë iu pamundësua nga telashet financiare të klubit katalanas.
Ai pritet të debutojë për Inter Miamin kah fundi i korrikut dhe njëri nga kundërshtarët e tij ka dhënë mendim për kalimin e Messit në MLS.
Tillman mezi pret të përballet me fituesin e Kupës së Botës: Kjo është sensacionale për tërë ligën. Të gjithë mezi presion duelet me të. Për mua personalisht, është diçka shumë e veçantë të luash kundër tij së shpejti”.

Messi do të prezantohet si lojtar i Inter Miamit sapo marrëveshja e tij me PSG-në të mbarojë në fund të këtij muaji.
Ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin amerikan.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pritet të debutojë për Miamin kundër Cruz Azul më 21 korrik në një ndeshje lige.
“Tani do t’i kem disa ditë pushim dhe pastaj do ta filloj jetën në qytetin tim të ri, në klubin e ri (Inter Miami), jam shumë i ngazëllyer”, tha Messi.
