Ylli i Manchester Cityt po hetohet nga policia pasi u shpërndan videot e tij duke bërë gjeste të ulëta - NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt po hetohet nga policia pasi u shpërndan videot e tij duke bërë gjeste të ulëta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi anglez i Manchester Cityt, Kyle Walker, po hetohet nga policia, për një shkelje të mundshme të ligjeve, pasi gjatë ditës u publikuan videot ku e shfaqin atë duke zhveshur pantallonat dhe puthur një grua të huaj në një lokal publik.

The Sun publikoi videon, në të cilën pretendojnë se ylli i Manchester Cityt u shfaq në një lokal në Wilmslow, duke zhveshur rrobat e tij dy herë.

Përfaqësuesit e Manchester City dhe personalisht Walker nuk pranuan të komentojnë kur gazetarët tentuan t’i pyesnin rreth ngjarjes.

Mësohet se City e konsideron incidentin një çështje private.

Një zëdhënës i policisë në Cheshire ka thënë për Sky Sports News: "Të mërkurën më 8 mars, policia e Cheshire u njoftua për një video që qarkullonte në rrjetet sociale në lidhje me një ekspozim të pahijshëm që dyshohet se kishte ndodhur në zonën e Wilmslow. Hetimet në lidhje me incidentin janë në fazat e hershme dhe nuk është bërë asnjë arrestim në këtë moment”.

Lajme të ngjashme